Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dënimi i Jevtiq për spiunazh, prokurori Kodraliu: Rasti i tretë ku Prokuroria Speciale vërteton ekzistimin e kësaj vepre penale

Gazeta10
19 May 2026 - 16:36

Prokurori special Bekim Kodraliu ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin e të akuzuarit për spiunazh e armëmbajtje pa leje, Bojan Jevtiq me 6 vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë.

Pas shpalljes së aktgjykimit, prokurori Kodraliu tha para medieve se ky është rasti i tretë, ku Prokuroria Speciale vërteton ekzistimin e veprës penale të spiunazhit dhe njëherësh i dyti ku të pandehurit arrijnë marrëveshje për pranim fajësie.

“Ky është rasti i tretë ku Prokuroria Speciale përmes sigurimit dhe elaborimit të provave materiale para gjykate konfirmon dhe vërteton ekzistimin e veprës penale të spiunazhit, ndërsa është rasti dytë ku të pandehurit nga provat e siguruara nga Prokuroria pranojne fajësinë për veprat penale”, tha Kodraliu.

Ai shtoi se ky është rezultat i bashkëpunimit mes Prokurorisë, AKI-së dhe IPK-së.

“Është rezultat i bashkëpunimit të Prokurorisë me institucione të tjera të sigurisë, konkretisht Agjencië Kosovare të Inteligjencës dhe Inspektoriatit Policor të Kosovës”, tha Kodraliu. /BetimipërDrejtësi

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.