Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Refki Morina për fabrikën e municioneve: Projekt me rëndësi strategjike për Kosovën

Gazeta10
19 May 2026 - 18:12

Ish-profesori i Fakultetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Refki Morina, ka folur lidhur me projektin për ndërtimin e fabrikës së parë të municioneve në Kosovë, duke e vlerësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm për sigurinë, mbrojtjen dhe të ardhmen e industrisë ushtarake në vend.

Sipas tij, prodhimi vendor i municioneve do të ndikojë në rritjen e pavarësisë ushtarake, sigurimin e furnizimit në raste krizash, si dhe në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e standardizimit me NATO-n, potencialin për zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Postimi i tij i plotë:

Projekti për fabrikën e parë të municioneve në Kosovë ka hyrë në fazë konkrete dhe sipas deklarimeve zyrtare, prodhimi i parë pritet të nisë në fund të vitit 2026. Fabrika do të ndërtohet në zonën industriale në Jahoc të Gjakovës, në bashkëpunim me kompaninë shtetërore turke MKE.

Sipas informacioneve të publikuara deri tani:

Kapaciteti i planifikuar i prodhimit është rreth 20 milionë fishekë në vit.

Në fazën fillestare do të prodhohen kryesisht kalibrat:

– 5.56 mm (standard NATO për pushkë automatike);

– 7.62 mm ;

Këto janë kalibra që përdoren nga:

Forca e Sigurisë së Kosovës,

Policia,dhe shumë ushtri të NATO-s.

Rëndësia strategjike e fabrikës është shumë e madhe për Kosovën sepse:

– Rrit pavarësinë ushtarake;

-“Kosova nuk do të varet vetëm nga importi i municioneve.

– Në raste krizash ose konfliktesh, furnizimi bëhet më i sigurt.

-Forcon industrinë mbrojtëse;

– Është hapi i parë drejt krijimit të industrisë ushtarake vendore.

Janë paralajmëruar edhe projekte për dronë ushtarakë dhe civilë “Made in Kosovë !

Ndikim ekonomik dhe punësim!

Edhe pse nuk është dhënë ende një numër zyrtar i vendeve të punës, fabrika pritet të punësojë:

– inxhinierë,

– teknikë mekanikë,

– ekspertë të kimisë dhe balistikës,

– punëtorë industrialë,

– staf sigurie dhe logjistike.

Duke parë kapacitetin e fabrikave të ngjashme në rajon, mund të krijohen qindra vende pune direkte dhe indirekte.

Standardizim me NATO-n!

– Municionet do të prodhohen sipas standardeve të NATO-s.

Kjo e bën Kosovën më të integrueshme me partnerët perëndimorë.

Potencial eksporti!

Nëse kapacitetet zgjerohen dhe plotësohen standardet ndërkombëtare, Kosova mund të eksportojë municion në të ardhmen.

Kapacitetet që pritet të ketë zona industriale nuk lidhen vetëm me fishekë. Sipas deklarimeve qeveritare, aty synohet të krijohet një “zonë e industrisë së mbrojtjes”, ku mund të hyjnë edhe:

– laboratorë për dronë,

– prodhim komponentësh ushtarakë,

-mirëmbajtje pajisjesh,

– teknologji mbrojtëse.

Pra kjo do te jetë i një rendësie te madhe per vendin , mbrojtjën e sovranitetit dhe terësisë territoriale por edhe  integrimin e ushtrisē sonë – anëtar të NATO- s. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
17 May 2026
Uncategorized
14 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.