Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Daçiq thotë se ka presion nga Perëndimi që Kosova të pranohet në KE

Gazeta10
29 October 2022 - 17:02

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Perëndimi është duke i bërë presion Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, raporton Gazeta10.

Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se Serbia është në një pozitë të vëshirë meqë shumica e vendeve të Europës e kanë njohur Kosovën.

Tutje, ai ka thënë se pengesa kryesore e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ka qenë Rusia dhe se tani ajo është e përjashtuar.

“Për ne pozita më e vështirë është në Evropë, sepse numri më i madh i vendeve evropiane e kanë njohur Kosovën. Raporti i fuqisë në KE është i tillë që garanton se ndoshta ai vendim do të kalojë. Pengesa kryesore për dëshirën e tyre është që deri më tani nuk ka ndodhur që një vend të pranohet pa konsensus dhe prandaj jemi nën presion, duan të tregojnë se tani që e kanë përjashtuar Rusinë nga KE, janë të bashkuar dhe prandaj bëjnë presion mbi ne dhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën që të mos jenë të pranishme në seancë” ka thënë Daçiq  për Tanjug, transmeton Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.