Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pamje tronditëse në rajonin e Gjakovës: Qeni lidhet pas veturës dhe tërhiqet zvarrë në rrugë

Gazeta10
20 May 2026 - 19:09

Një rast i rëndë i keqtrajtimit të kafshëve është raportuar në rajonin e Gjakovës, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Organizata “Protect Me Kosovo” ka publikuar një postim në Instagram, ku pretendohet se një qen është lidhur pas një veture dhe është tërhequr zvarrë nëpër rrugë, ndërsa dyshohet se kafsha kishte ngordhur para se të ndodhte akti.

Nga organizata është bërë thirrje që ky rast të mos normalizohet dhe të trajtohet me seriozitet nga institucionet përgjegjëse. Sipas tyre, injorimi i dhunës ndaj kafshëve dhe mungesa e pasojave ligjore e bën shoqërinë më të pandjeshme ndaj akteve të mizorisë.

“Protect Me Kosovo” i ka kërkuar Policisë në Gjakovë që të hetojë rastin dhe të ndërmarrë veprime konkrete, duke theksuar se ligjet për mbrojtjen e kafshëve duhet të zbatohen.

Po ashtu, organizata u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shpërndajnë rastin në mënyrë që, sipas tyre, opinioni ndërkombëtar të informohet për situatën dhe nevojën urgjente për ndryshim në trajtimin e kafshëve në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.