Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sadik Zeqiri, në emisionin Gazeta, ka rrëfyer për kushtet dhe trajtimin e të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës gjatë vitit 1999.

Gazeta10
20 May 2026 - 19:30

Sadik Zeqiri, i mbijetuari i masakrës së Dubravës, në emisionin Gazeta, ka rrëfyer për periudhën e qëndrimit të tij në burgun e Dubravës gjatë vitit 1999 dhe kushtet në të cilat mbaheshin të burgosurit shqiptarë.

Ai tha se pas transferimit nga burgu i Pejës në Dubravë, të burgosurit kishin më shumë hapësirë për lëvizje, pasi në Pejë, sipas tij, kishin qëndruar për një kohë të gjatë të izoluar.

“Katika pasur shëtitje dhe hapësirë më të madhe. Dhomat kanë qenë të mëdha dhe kemi pasur ajër më shumë, ndryshe nga burgu i Pejës”, deklaroi Zeqiri.

Sipas tij, grupi i tij ishte ndër të parët që ishte dërguar në Dubravë më 15 mars 1999, para fillimit të bombardimeve të NATO-s, ndërsa më vonë në burg u sollën edhe të burgosur të tjerë shqiptarë nga qytete dhe burgje të ndryshme të Kosovës.

Zeqiri tregoi se deri më 24 mars, në ditën e fillimit të bombardimeve, kushtet kanë qenë më të pranueshme dhe nuk kishte maltretime fizike, ndonëse presioni psikik ndaj të burgosurve ishte i vazhdueshëm.

“Bukë ka pasur prej 15 marsit deri më 24 maj. Në fillim ushqimi ka qenë i mjaftueshëm, por pas fillimit të bombardimeve situata ndryshoi dhe për çdo ditë bukën e zvogëlonin”, tha ai.

Ai shtoi se të burgosurit i mbanin vetë dhomat dhe enët e ushqimit, ndërsa kushtet në pavijonin ku qëndronte ai u vështirësuan dukshëm pas nisjes së bombardimeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.