Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

LDK organizon mbledhje komemorative për Alush Gashin

Gazeta10
21 May 2026 - 8:08

Nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot do të organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit të shquar, anëtarit të Kryesisë, një prej themeluesve të LDK-së e bashkëpunëtorit të Presidentit Rugova, Alush Gashi.

Sipas njoftimit, mbledhja komemorative mbahet nga ora 11:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë (ish-ASK).

Kujtojmë se Alush Gashi vdiq më 15 maj në moshën 75-vjeçare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.