Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Material me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve, ndalohet një burrë në Pejë

Gazeta10
21 May 2026 - 15:38

Një burrë në Pejë me iniciale A.B. është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Prokuroria tha se e arrestoi atë në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Luftimin e Krimeve Kibernetike, pas një pune intensive hetimore,

“Gjatë realizimit të operacionit janë sekuestruar edhe pajisje elektronike, për të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale të lartcekur. Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, në koordinim me Policinë e Kosovës, me qëllim të ndriçimit të plotë të këtij rasti penal”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Pejë u zotua se mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit, veçanërisht veprave penale që cenojnë integritetin dhe sigurinë e fëmijëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.