Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Artan Behrami: Nëse dikush nga Guxo ose VV ia dëshiron dënimin Thaçit, atëherë një gjë të tillë ia dëshiron edhe Rexhep Selimit

Gazeta10
21 May 2026 - 16:39

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka komentuar qëndrimet e VV-së dhe partisë Guxo ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka bërë me dije se nëse dikush nga Guxo ose VV ia dëshiron dënimin Hashim Thaçit, atëherë dënimin ia dëshiron edhe Rexhep Selimit.

Në profilin e tij në Facebook, ai ua ka rikujtuar pushtetarëve për çka akuzohen çlirimtarët.

“Krerët e UÇK-së akuzohen për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Kështu që, nëse dikush nga Guxo ose LVV ia dëshiron dënimin Hashim Thaçit, atëherë dënimin ia dëshiron edhe Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10164088966063149&set=a.10150539000998149&type=3&ref=embed_post

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.