Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasje në tentativë në Istog, një i mitur në gjendje kritike

Gazeta10
21 May 2026 - 17:28

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur sot në Istog.

Rastin  e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës. Nikçi deklaroi se një i mitur është në gjendje kritike dhe është transferuar në QKUK.

“Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”. Në këtë rast janë dy viktima, një për fat të keq është me lëndime të rënda trupore në gjendje kritike. Ndërkaq, tjetri ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht, përveç Policisë që ka dalë në vendin e ngjarjes, është duke dalë edhe prokurorja në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Për shkak se kemi të bëjmë me persona të mitur në këtë rast jemi të rezervuar në dhënien e më shumë informatave”, ka thënë Nikçi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.