Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Memli Krasniqi e Abelard Tahiri vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Gazeta10
21 May 2026 - 18:15

Ish-kryetari i Partisë  Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me ish-deputetin Abelard Tahiri, kanë zhvilluar vizita të ndara në Hagë te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas vizitës, Krasniqi tha  se qëllimi i takimeve ishte për të qenë pranë Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij në këtë fazë të procesit gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara.

“Për të qenë pranë tij dhe shokëve të tij edhe në këtë fazë finale të procesit dhe, aq sa mundemi, për ta ndarë sadopak me ta këtë rrugëtim të gjatë sfidash dhe padrejtësish”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se mesazhi kryesor i vizitës ishte mbështetja morale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin në Hagë.

“Dhe për t’u thënë: nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm”, është theksuar në deklaratë.

Në reagim, Krasniqi ka treguar edhe gjendjen e ish-presidentit Thaçi dhe bashkëpandehurve të tij, duke thënë se ata po ruajnë forcën, qetësinë dhe optimizmin në këtë proces gjyqësor.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1489141929251199&set=a.333545488144188&type=3&ref=embed_post

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.