Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zeqiri: Deklaratat e Osmanit kanë interesim publik për shkak të afërsisë që kishte me Kurtin

Gazeta10
21 May 2026 - 19:03

Komentatori politik Adrian Zeqiri teksa fliste në Gazeta për deklaratat e fundit të ish-presidentes Vjosa Osmani ndaj Lëvizjes Vetëvendosje,tha  se qëndrimet e saj zgjojnë interes të madh publik për shkak të rolit që ajo ka pasur në proceset politike dhe institucionale në vend.

Sipas Zeqirit, Osmani ka qenë bashkëpunëtore e afërt me kryeministrin Albin Kurti, sidomos në fushën e politikës së jashtme, ndërsa kujtoi se subjekti i saj politik kishte qenë pjesë e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen.

“Vetë fakti që ka qenë bashkëpunëtore e ngushtë me z. Kurti, sidomos në politikën e jashtme, mirëpo partia ose ish partia e saj ka qenë në koalicion qeverisës me VV-në, ajo ka informacione dhe qasje. Natyrisht është interesante për opinionin publik se çka ka ajo për të thënë si dikush prej së brendshmi që ka qenë prezente në procese jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën”, deklaroi Zeqiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.