
Banorët e rrugës “Remzi Hoxha”, në zonën e rrugës së Gjilanit, po përballen me një problem serioz nga përhapja e minjve në ndërtesat ku jetojnë.
Sipas një banori që është ankuar në emisionin “Adresa e ankesave”, minjtë po depërtojnë deri në katet e larta të objekteve, duke krijuar shqetësim dhe frikë te familjet.
“Gjendja është bërë katastrofale. Minjtë po hipin deri në katin e dytë, ndërsa në disa raste po shihen edhe më lart. Problemi po përkeqësohet pasi banorë të ndryshëm po hedhin ushqim, gjë që po ndikon në shtimin e tyre”, tha ai.
Ai ka thënë se me këtë gjendje nuk po di as ku të kërkon më reagim.