
Në emisionin “Përtej Tregimit” në Kanal10 me Valentina Ahmetin, një nga dëshmitaret e masakrës së Qyshkut, Xhevahire Çeku, ka dhënë rrëfimin e saj për këtë ngjarje tragjike, raporton Gazeta10.
Çeku, që është motra e Gjeneralit Agim Çeku, ka përshkruar maltretimin që ia kanë bërë forcat serbe familjarëve të saj si dhe vendasve të tjerë.
“Edhe fillojnë ata me bërtitë, ku e keni Agimin, ku e keni UÇK-në, pse spo vijnë me ju pshtu, tash krejt kemi me ju vra. Aty ngritet baba jem, Hasani, edhe thotë unë jam baba i Agimit, nëse dikush duhet me pagu pse Agimi dhe tjerët luftojnë për me mbrojtë vendin e tyre atëherë jemi na që pagujmë, jemi na familja e tyre, se ata nuk e kanë njoftë fillimisht babën por baba u lajmëru vet”, ka thënë ajo.
Tutje, ajo ka thënë se ata i kishin rreshtuar për muri për t’i vrarë, por nuk i kishin vrarë në ato momente.
“Aty i marrin familjën tanë edhe i rreshtojnë për muri për mi pushkatu por cuditrisht nuk i pushkatojnë, edhe pse i torturojnë shumë, babën e qojnë me marrë foto të Agimit dy-tri herë në shpi, për me torturu se jo që se kanë pasë ata një pamje të Agimit, edhe ju thojnë me hipë në traktora edhe mu nisë për Shqipëri”, ka thënë ajo.
Më tej, ajo ka folur edhe për momentin kur e merr vesh se ia kanë vrarë babin e saj.
“Aty më thojnë mu ata tut i vrajtën e vranë Hasanin, e vranë Afrimin, e vranë Sevdinë me fëmijë, edhe e vranë Ifetën. Burrin se kisha afër se ish ik, familja morra lajm që mu ka vra edhe ma kurgjo nuk kisha çka me humbë, isha në muajin e tretë të shtatëzanisë, edhe nuk kisha çka me humbë edhe dojsha me u bashku me kqyrë çka u ba, ndërdija të udhëheqke, mandej më tregon një bashkëfshatar edhe më thotë jo e kanë vra veç Hasanin (babai i saj), ata tjerët kanë shku për Shqipëri”, ka vazhduar ajo rrëfimin. / Gazeta10