Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu takon drejtorin e AKI-së, diskutohen zhvillimet e sigurisë

Gazeta10
22 May 2026 - 10:20

 

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet aktuale të sigurisë në vend, sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës, si dhe rëndësinë e funksionimit profesional, ligjor dhe të përgjegjshëm të institucioneve të sigurisë.

“Sot prita në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. Biseduam për zhvillimet aktuale të sigurisë në vend, sfidat me të cilat përballet Republika dhe rëndësinë e funksionimit profesional, ligjor dhe të përgjegjshëm të institucioneve tona të sigurisë”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se siguria e Republikës së Kosovës kërkon përkushtim të vazhdueshëm, vigjilencë dhe punë të palodhshme çdo ditë, shpesh larg vëmendjes së publikut, por gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit.

“Siguria e Republikës së Kosovës kërkon përkushtim të vazhdueshëm, vigjilencë dhe punë të palodhshme çdo ditë, shpesh larg syrit të publikut, por gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit tonë”, ka shkruar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.