Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj në mbështetje të protestës së rugovasve: Vendimi për ndalimin e materialit ndërtimor po i dëmton banorët

Gazeta10
22 May 2026 - 12:32

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetje të plotë për kërkesat e banorëve të Rugovës, të cilët sot po protestojnë kundër vendimit për ndalimin e transportit të materialit ndërtimor në Bjeshkët e Nemuna.

Haradinaj e ka cilësuar si të padrejtë dhe të dëmshëm vendimin, duke theksuar se mbrojtja e natyrës nuk mund të bëhet në dëm të jetës së banorëve që jetojnë në atë zonë.

“Qëndroj në mbështetje të plotë të kërkesave të drejta të banorëve të Rugovës, të cilët me të drejtë po kundërshtojnë vendimin absurd për ndalimin e transportit të materialit ndërtimor në Bjeshkët e Nemuna. Nuk mund të mbrohet natyra duke dënuar njerëzit që jetojnë aty brez pas brezi”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se Rugova është një trevë e banuar me 13 fshatra dhe se familjet që jetojnë atje përballen çdo ditë me sfida infrastrukturore, ndërsa kërkojnë vetëm mundësinë për të ndërtuar dhe zhvilluar jetën e tyre.

Sipas Haradinajt, institucionet duhet të gjejnë balancë ndërmjet mbrojtjes së mjedisit dhe nevojave jetike të banorëve, duke investuar në zhvillim të qëndrueshëm dhe jo duke vendosur barriera për komunitetin lokal.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.