Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnimin bazik për kërkim-shpëtim urban

Gazeta10
22 May 2026 - 17:04

Në qendrën ndërkombëtare të trajnimit për kërkim-shpëtim u realizua trajnimi bazik për kërkim-shpëtim urban, me pjesëmarrjen e personelit nga njësitet e FSK-së dhe pjesëtarë nga ushtria e Republikës Federale të Gjermanisë.

Ky trajnim gjithashtu thekson bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e kërkim-shpëtimit.

Pjesëmarrja e pjesëtarëve të ushtrisë gjermane kontribuoi në shkëmbimin e përvojave, ndërveprueshmërinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të standardeve të përbashkëta të trajnimit.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan aftësi bazike në kërkim-shpëtim urban, përfshirë teknikat e kërkimit, procedurat e shpëtimit, punën ekipore, masat e sigurisë dhe koordinimin gjatë reagimit në skenarë të fatkeqësive urbane.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/SHPFSK/posts/1360808156228755?ref=embed_post

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.