Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot hapet Biblioteka e Fëmijëve në Pallatin e Rinisë, përveç Ramës marrin pjesë edhe Prattipati e Hargreaves

Gazeta10
23 May 2026 - 8:18

Sot do të bëhet hapja zyrtare e Bibliotekës së Fëmijëve në Pallatin e Rinisë.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Ngjarja do të nisë nga ora 13:00.

Kjo bibliotekë është themeluar në hapësirat e ish-bibliotekës së studentëve në Pallatin e Rinisë dhe do të funksionojë nën menaxhimin e Bibliotekës së Qytetit të Prishtinës, “Hivzi Sulejmani”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
23 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.