Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njofton gjetjen e personit të humbur në Prizren

Gazeta10
24 May 2026 - 8:16

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Reqan të komunës së Prizrenit.

Nga kjo shoqatë njoftohet se operacioni është realizuar me sukses falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim, zjarrfikësve të Prizrenit dhe Policisë së Kosovës.

“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe përkushtimin në këtë operacion”, theksohet në postim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.