Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nga dje në krye të Aleancës, Ardian Gjini: Mirënjohës për çdo mesazh e koment, ky besim është zotim për punë

Gazeta10
25 May 2026 - 9:49

Ardian Gjini ka reaguar me një mesazh falënderues pasi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ia besoi udhëheqjen e partisë.

Gjini shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe besimin e marrë, duke e cilësuar atë si përgjegjësi të madhe dhe zotim për punë.

Ai pati edhe një falënderim të veçantë për Ramush Haradinaj, për të cilin tha se ka treguar lidership të palëkundur dhe besim për ta çuar përpara vizionin e përbashkët të partisë.

“Mirëmëngjesi Kosovë dhe faleminderit nga zemra! Jam thellësisht mirënjohës për çdo mesazh, koment dhe mbështetje”, ka shkruar Gjini, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “Na priftë e mbara!”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.