Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shembet ndërtesa shumëkatëshe në Filipine, 3 viktima dhe 17 persona mbeten nën rrënoja

Gazeta10
25 May 2026 - 10:13

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe në ndërtim e sipër, e cila u shemb në Filipine, duke dëmtuar pjesërisht edhe një hotel fqinj.

Autoritetet raportojnë deri tani tre viktima dhe 17 persona të zhdukur. Sipas autoriteteve lokale, një shtetas malajzian që ndodhej në hotelin pranë ndërtesës humbi jetën nga shembja. Dy punëtorë të tjerë, të cilët mbetën të bllokuar nën rrënoja, u nxorën të gjallë nga ekipet e emergjencës, por nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e incidentit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.