Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku pret ambasadorin britanik, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Gazeta10
25 May 2026 - 13:28

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Hargreaves diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në zgjedhjet e 7 qershorit dhe rëndësinë e një procesi demokratik, të lirë dhe të rregullt zgjedhor.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Hargreaves për fushatën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, aktivitetet intensive që po zhvillohen anembanë Kosovës, si dhe për entuziazmin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme qytetare që po e përcjellin këtë proces zgjedhor në çdo qytet e komunë të vendit.

Ai prezantoi gjithashtu prioritetet dhe programin qeverisës të LDK-së për këto zgjedhje.

Me këtë rast, kryetari Abdixhiku i shprehu mirënjohjen ambasadorit Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në proceset më të rëndësishme shtetformuese, demokratike dhe euroatlantike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.