Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

SHKK gjen drogë të mbështjellur në pampers, u tentua të futej në burgun e Dubravës

Gazeta10
26 May 2026 - 16:20

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se është parandaluar futja e disa substancave të dyshuara narkotike në burgun e Dubravës.

Gjithçka u vu re gjatë një kontrolli rutinor të vizitorëve, njokroi SHKK, ndërsa tha se në pambers fëmijësh gjeten substancë të dyshuar narkotike.

“Në Qendrën Korrektuese të Dubravës gjatë kontrollit rutinor të vizitorëve është parandaluar tentimi i futjes së substancave të dyshuara narkotike në Pavionin D. Gjatë bastisjes nga stafi korrektues, në pampersin e një femiju të mitur janë zbuluar dy qese të bardha transparente me substancë të dyshuar narkotike. Menjëherë pas zbulimit, vizita është anuluar dhe është njoftuar Policia, përkatësisht njësia përkatëse hetimore në Pejë”, thuhet në njoftim.

Ndaj të burgosurit që dyshohet se ndërlidhet me rastin, SHKK tha se “janë ndërmarrë masa disiplinore dhe i njëjti është transferuar në tretman themelor deri në përfundim të hetimeve”.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbetet “i përkushtuar në luftimin e dukurive të kundërligjshme dhe në garantimin e rendit, sigurisë dhe integritetit institucional në të gjitha institucionet korrektuese”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.