Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hapja e fushatës më 28 maj në Sallën 1 tetori, Vjosa Osmani: Bashkohu për një Kosovë që nuk i nënshtrohet frikës

Gazeta10
26 May 2026 - 18:53

Kandidatja e LDK-së për Presidente, Vjosa Osmani, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubimin hapës të fushatës së LDK-së, të enjten nga ora 18:00, në salën “1 tetori”.

Osmani tha se e ardhmja nuk fitohet duke e luftuar njëri-tjetrin, por duke u ngritur bashkë..

Ajo ftoi qytetarët të bashkohen për siç tha ajo një Kosovë që nuk i nënshtrohet frikës, por ecën me dinjitet, drejtësi dhe shpresë.

Postimi i plotë:

BASHKOHU është zëri i atyre që nuk pranojnë ta shohin Kosovën të lodhur nga ndarjet, frika dhe urrejtja.

Është thirrje për njerëzit që ende besojnë se ky vend mund të udhëhiqet me ndershmëri, dije dhe guxim qytetar.

Kur përçarja bëhet armë politike, bashkimi bëhet rezistencë. E kur humbet shpresa, është detyrë kombëtare ta rikthejmë së bashku.

Sepse e ardhmja nuk fitohet duke e luftuar njëri-tjetrin, por duke u ngritur bashkë.

Prandaj BASHKOHU, për një Kosovë që nuk i nënshtrohet frikës, por ecën me dinjitet, drejtësi dhe shpresë.nbsp;

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.