
Një person ka mbetur i vdekur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Sipas burimeve, mjekët e kanë konstatuar në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
Të paktën tri të shtëna janë dëgjuar, kanë thënë burimet për Paparacin.