
Kleviol Ahmeti, reperi dhe tiktokeri i njohur si “Cllevio” ka mbwrritur në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në procesin ndaj të akuzuarve si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.
Dy javë më parë ishte Bashkim Rajku, babai i Rigels Rajkut, reperit të njohur me emrin “Noizy”, që dëshmoi në procesin ndaj 9 të pandehurve, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu, raporton A2.
Rajku tregoi mbi shpërthimin e një sasie tritoli në një biznes në pronësi të tij në Durrës, në qershor 2022, nga i cili u shkaktuan vetëm dëme materiale.