Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Armend Zemaj: Zgjedhjet e parakohshme erdhën nga tendenca e pushtetit për ta kontrolluar gjithçka

Gazeta10
28 May 2026 - 18:46

Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj, ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe shkuarjen e Kosovës sërish në zgjedhje të parakohshme.

Sipas Zemajt, vendi po hyn për të disatën herë në një proces zgjedhor brenda një periudhe të shkurtër për shkak të mënyrës së qeverisjes nga partia në pushtet.

“Arsyeja që shkuam në zgjedhjet e parakohshme është në logjikën e pushtetit aktual në ikje, i cili dëshironte ta kishte gjithë pushtetin në vete dhe këto janë ato problematikat. Ti mund ta kesh një president, ajo mund të jetë edhe nga LDK-ja, por ajo presidente e ruan institucionin dhe Kushtetutën. Një president i LDK-së asnjëherë nuk ka insistuar me kap Këshillin Gjyqësor, kurrë kjo nuk ka ndodhur”, tha Zemaj.

Ai shtoi se LDK-ja synon rikthimin e stabilitetit institucional dhe respektimin e ndarjes së pushteteve në vend.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.