Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në poligonin e qitjes në “Bondsteel”, ushtarët amerikanë kryejnë stërvitje

Gazeta10
28 May 2026 - 22:00

 

Ushtarët amerikanë në kuadër të misionit të KFOR-it kanë kryer një stërvitje të qitjes në poligonin e kampit “Bondsteel”.

Në një njoftim për media të këtij misioni thuhet se aktivitetet e tilla bëhen për të përforcuar bazat e qitjes, aftësinë në armë dhe gatishmërinë individuale.

Sipas njoftimit, aktivitetet e rregullta të trajnimit ndihmojnë në ruajtjen e standardeve profesionale dhe efektivitetit operacional, duke siguruar që ushtarët të mbeten të përgatitur për të kryer detyrat e tyre në mbështetje të KFOR-it.

“Përmes aktiviteteve të tilla, personeli ruan një nivel të lartë gatishmërie dhe ndërgjegjësimi për situatën, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.”, thuhet në njofti

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 October 2026
Lajme
12 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.