Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sorensen takohet me të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar, diskutohet dialogu Kosovë-Serbi

Gazeta10
29 May 2026 - 8:02

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar, Dame Karen Pierce.

Sorensen ka bërë të ditur përmes një postimi në X, se në takim është diskutuar dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, rëndësia e angazhimit të vazhdueshëm në këtë proces, si dhe qëllimi i përbashkët BE-MB për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve.

“Është kënaqësi të takoj të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar, Dame Karen Pierce. Diskutuam për dialogun Beograd-Prishtinë, rëndësinë e angazhimit të qëndrueshëm dhe qëllimin tonë të përbashkët BE-MB për avancimin e normalizimit”, ka shkruar Sorensen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.