
Banorët e fshatit Gjergjic kanë ngritur shqetësime lidhur me mungesën e një stacioni autobusi dhe nënkalimi në hyrje të fshatit, problem që sipas tyre po ua vështirëson lëvizjen e përditshme.
Në emisionin “Adresa e Ankesave” në Kanal 10, një banor tha se rruga është ndërtuar që nga viti 2012, por ende nuk janë krijuar kushtet bazike për kalimin e sigurt të qytetarëve.
“Kur e lëshon rrugën për në fshat nuk kemi stacion, nuk kemi as nënkalim. Duhet me shku kogja një rrugë me kalu. Rruga është prej vitit 2012. E kemi problem me kalu andej, sidomos për nxënës e punëtorë”, deklaroi ai.
Sipas banorëve, mungesa e infrastrukturës përcjellëse po paraqet rrezik të vazhdueshëm për këmbësorët, veçanërisht për nxënësit që frekuentojnë shkollën dhe qytetarët që udhëtojnë çdo ditë për në punë.