Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përfundon regjistrimi i popullësisë, më shumë shqiptarë në Luginë të Preshevës se më 2011

Gazeta10
30 October 2022 - 19:10

Sipas shifrave të para të publikuara nga kryetari i komisionit komunal për regjistrim në Komunën e Preshevës, Hevzi Ramadani, për shtatë ditë, nga 1 tetori janë regjistruar 15 mijë e 39 banorë dhe 2 mijë e 806 amviseri, raporton Gazeta10.

“Na kanë mbetur edhe tri javë deri në përfundim të regjistrimit. Edhe pse kemi 14 regjistrues më pak, të gjithë do të regjistrohen”, ka thënë Ramadani.

Në regjistrimin e fundit kur shqiptarët në Serbi kishin marrë pjesë, në vitin 2002 në Preshevë nga 34 mijë e 904 banorë gjithsej të regjistruar, prej tyre 31 mijë e 98 ishin shqiptarë.

Kurse në Komunën e Bujanocit deri më sot nga 1 tetori janë regjistruar 12 mijë e 939 banorë dhe 2 mijë e 916 shtëpi – ekonomi familjare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.