Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E mitura gjen kuletën me 2000 euro në Mitrovicë, e dorëzon në polici

Gazeta10
30 May 2026 - 18:01

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, një vajzë e mitur, ka dorëzuar një kuletë të cilën e kishte gjetur në Mitrovicë, e ku ndodheshin, dokumente personale dhe një shumë prej 2000 eurosh.

Policia shton se, bazuar në dokumentacionin e gjetur në kuletë, kanë identifikuar pronarin, ndërsa pas procedurave të nevojshme të verifikimit, kuleta dhe të hollat i janë kthyer atij.

‘’ Pronari i kuletës ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj vajzës për veprimin e ndershëm si dhe ndaj zyrtarëve policorë për angazhimin e treguar’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi:

Sjellje shembull nga një e mitur e cila gjen kuletën me para dhe e dorëzon në polici

Mitrovicë, 29 maj 2026

Më 29.05.2026, rreth orës 19:00, në Stacionin Policor Mitrovicë Jugu, një qytetare e mitur ka dorëzuar një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën ,,Lah Nimani” në Mitrovicë, e në të cilën gjendeshin dokumente personale dhe një shumë prej 2000 eurosh.

Zyrtarët policorë, bazuar në dokumentacionin e gjetur në kuletë, kanë identifikuar pronarin, ndërsa pas procedurave të nevojshme të verifikimit, kuleta dhe të hollat i janë kthyer atij.

Pronari i kuletës ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj vajzës për veprimin e ndershëm si dhe ndaj zyrtarëve policorë për angazhimin e treguar.

Policia e Kosovës e vlerëson lart këtë gjest qytetar dhe falënderon të miturën për ndershmërinë dhe përgjegjësinë e treguar.

Veprime të tilla përbëjnë shembuj pozitivë për shoqërinë dhe kontribuojnë në forcimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe Policisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.