Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Kuçi: Me termocentrale të reja, rryma mund të jetë deri tri herë më lirë në Kosovë

Gazeta10
01 June 2026 - 12:11

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Blerim Kuçi, ka deklaruar se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë mund të ulet ndjeshëm nëse vendi investon në kapacitete të reja prodhuese.

Në një përgjigje me video ndaj pyetjes së një qytetari për uljen e faturave të rrymës, Kuçi tha se ndërtimi i termocentraleve të reja dhe shfrytëzimi i resurseve vendore, veçanërisht thëngjillit, mund të ndikojnë që qytetarët të paguajnë shumë më lirë energjinë elektrike.

Sipas tij, Kosova ka potencial të mjaftueshëm energjetik për të prodhuar rrymë me kosto më të ulët, duke e krahasuar këtë me vendet që shfrytëzojnë resurset e tyre natyrore për të mbajtur çmimet më të ulëta për qytetarët.

Ai theksoi se me zhvillimin e sektorit energjetik, faturat e rrymës mund të jenë deri në tri herë më të lira se sa aktualisht paguhen nga konsumatorët në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026
Uncategorized
24 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.