
Avokati Ardian Bajraktari ka theksuar se zbardhja e fatit të të zhdukurve duhet me qenë prioritet. Këto komentet ai i bëri në një intervistë për GAZETA në Kanal 10.
“Pa vendosjen e drejtësisë për të gjitha ato viktima dhe pa marrjen e dënimit të merituar për të gjithë atyre që kanë dhënë urdhër qoftë kanë apo kanë ekzekutuar të gjitha ato viktima të pafajshme në Kosovë në periudhën e luftës, dua të besoj se si temë në dialog duhet me qenë edhe kjo, por edhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë”, tha mes tjerash avokati Bajraktari.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë më poshtë/Gazeta10