
Politikani Blerim Kuçi i cili në zgjedhjet e 7 qershorit garon në listën e LDK-së për deputet ka treguar disa nga arsyet përse i është futur garës zgedhore, e që sipas tij e para është stabiliteti institucuional. Ai ka treguar edhe jetën e tij në Treviso të Italisë ku shumë qytetarë jetojnë atje, dhe i cili ka vendosur të kthehet nga atje dhe i është futur garës zgjedhore.
Këto komente Kuçi i bëri në emisionin ADRESA me Arben Ahmetin në Kanal 10.
“Me kandidu për deputet dhe me dhanë një kontribut e para është stabiliteti, numër dy është sigurimi shëndetësor, ku çdo kandidatë për deputet në Treviso ka diskutuar për këto sigurime dhe e treta është reforma në arsim”, ka theksuar mes tjerash Kuçi.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10