Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjykata merr vendim të ri për sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi

Gazeta10
31 October 2022 - 10:05

Gjykata Themelore në Pejë, me kërkesë të prokurorisë, ia ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin Flori Beqirajt, i dyshuar për sulm seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi, transmeton Gazeta10.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

“Lidhur me pyetjen e parashtruar nga ana juaj, ju njoftoj se Gjykata duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë ka vazhduar masën e paraburgimit deri me datë 29.11.2022”, tha Zhuti.

Aplinistja Nikqi e kishte denoncuar vetë sulmin seksual ndaj saj, teksa pamjet i ka shpërndarë edhe në Facebook./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.