
Një grua ka raportuar në Polici se i kanë humbur telefoni mobil dhe portofoli derisa ndodhej në rrugën “Kolashini” në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 3 qershor 2026, ndërsa në portofol ndodhej edhe një shumë parash.
Më vonë, rreth orës 18:00, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.R., i cili ka njoftuar se telefoni dhe portofoli ishin gjetur nga babai i tij. Sipas policisë, ai kishte sjellë sendet e gjetura në stacionin policor me udhëzimin e babait të tij.
Pas procedurave të verifikimit, zyrtarët policorë kanë kthyer telefonin, portofolin dhe paratë tek pronarja e tyre.