Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lladrovci: Traditën e mbrojtjes së atdheut vazhdoje me nder Arjanit Elshani!

Gazeta10
04 June 2026 - 17:43

Me rastin e sukseseve në kursin e Ushtrisë amerikane të Arjanit Elshanit, Ramiz Lladrovci e ka përgëzuar, duke theksuar që ta vazhdojë me nder traditën e mbrojtjes së atdheut.

Postimi:

Krenar me Arjanit Zejnullah Elshanin!

Jemi krenar me jetën dhe veprën e dëshmorit Zejnullah Elshanin nga Baica dhe kjo krenari vazhdon sot e përgjithmonë. Sot, në opinion rikthehet emri i dëshmorit, si prind i oficerit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arjanitit.

Kur e morëm lajmin se biri i tij, Arjaniti, ushtari Forcës së Sigurisë, në karrierën e tij profesionale, arriti me sukses të lartë diplomën e programit oficerë në kursin e Ushtrisë amerikane (MPBOLC), me dy nga çmimet më të larta të këtij programi, “Honor Graduate” dhe “Iron Man”.

Arjanit, ke nderuar veten, familjen e në veçanti, babën dëshmor, Drenasin dhe krejt Kosovën. Suksese të mëtejme, oficer i mbarë, oficer i shkëlqyer. Traditën e mbrojtjes së atdheut vazhdoje me nder!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.