
Komentatori politik Arton Demhasaj ka vlerësuar se kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka realizuar të premtimeve të dhëna në nivel lokal, gjë që sipas tij mund të ndikojë pozitivisht në garën e ardhshme nacionale.
“Atë që e premton Ardian Gjini e mban. Nëse kthehemi në zgjedhjet komunale, krejt projektet që i ka dhënë në fushatë i ka realizu. Dhe të gjitha këto mendoj që ia lehtësojnë punën Gjinit që me e fitu besimin e qytetarëve në zgjedhjet nacionale. Targetimi i votuesve që po i synon Ardian Gjini është shumë i mirë, pasi ai po mundohet t’i bind edhe votuesit e partive të tjera”, ka deklaruar Demhasaj në emisionin në Kanal10.
Sipas tij, performanca e Gjinit në nivel komunal po përdoret si argument kryesor në përpjekjet e tij për të zgjeruar mbështetjen politike në nivel vendi.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10