Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Xhafer Tahiri kritikon VV-në për vjershën në tubim: Nuk mallkohet askush

Gazeta10
04 June 2026 - 23:34

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Xhafer Tahiri, në emisionin “Adresa” ka kritikuar gjuhën e ashpër politike në Kosovë, duke thënë se ajo po nxit përçarje në shoqëri.

Në një deklaratë në Kanal10, Tahiri u ndal te një rast në Vushtrri ku një fëmijë është përdorur në një situatë ku është dëgjuar gjuhë fyese ndaj kundërshtarëve politikë.

“Gjuha politike e përçarjes në Kosovë është ndër më të rëndat që ka qenë viteve të fundit, dhe kjo më së miri u pa te ai fëmiu në Vushtrri, unë vijë prej Vushtrrisë dhe çdo qytetar nuk është ndjeh mirë kur një fëmije i bëhet gati një vjershë dhe del e mallkon të tjerët dhe kryeministri duartroket, është e rëndësishme që asnjë fëmijë mos të ushqehet me atë gjuhë sepse kundërshtarët nuk janë sllavë dhe nuk mallkohet kundështari politik”, ka deklaruar ai në Kanal10.

Tahiri bëri thirrje për më shumë maturi në fushata politike./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.