Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U.d i Kryeprokurorit të Shtetit viziton dhomën operative për monitorimin e zgjedhjeve

Gazeta10
07 June 2026 - 12:54

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj ka vizituar dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku u prit nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje dhe prokurorja nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit,  Laura Pula.

Me këtë rast U.D. kryeprokurori Qalaj pa nga afër punën e kësaj dhome, e cila është e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor, si dhe falënderoi dhe inkurajoi koordinatoren Pula dhe gjithë stafin e kësaj dhome operative për punën që janë duke e bërë, me qëllim të sigurimit të integritetit të procesit zgjedhor.

Në dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, po qëndron edhe një zyrtar nga Misioni për Sundim të Ligjit në Kosovë EULEX, i cili po monitoron rastet penale që mund të ndodhin gjatë ditës, e të cilat ndërlidhen me procesin zgjedhor.

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.