
Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në epërsi. Me rreth 0.61 për qind të votave të numëruara deri më tani, Vetëvendosje kryeson me 34.40 për qind, e ndjekur nga PDK me 28.64 për qind dhe LDK me 16.74 për qind.
Në garë pasojnë Nova Demokratska Stranka (NDS) me 5.49 për qind të votave, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 4.30 për qind dhe Koalicioni Vakat me 2.93 për qind.
Sipas platformës së rezultateve, deri në momentin e publikimit janë numëruar 1,127 vota, që përfaqësojnë vetëm 0.61 për qind të votuesve të regjistruar në komunën e Prizrenit.
Për shkak se numërimi është ende në fazën fillestare dhe vetëm një pjesë e vogël e votave janë procesuar, rezultatet dhe renditja e subjekteve politike pritet të ndryshojnë me vazhdimin e numërimit gjatë orëve në vijim.
Vetëvendosje – 34.40% (376 vota)
PDK – 28.64% (313 vota)