Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Katërshja e UÇK-së ngushëllon familjen për vdekjen e Sahit Jasharit: Vepra e tij, pjesë e historisë kombëtare

Gazeta10
12 June 2026 - 12:18

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në paraburgim në Hagë, kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari.

Lajmi është bërë i ditur nga djali i Jakup Krasniqit, përmes një postimi në Facebook, ku ai ka publikuar edhe telegramin e ngushëllimit të dërguar nga babai i tij dhe bashkëluftëtarët e tij në Hagë.

Në mesazhin e tyre të ngushëllimit, ata shprehen se me “pikëllim të thellë” kanë marrë lajmin për vdekjen e Jasharit, të cilin e cilësojnë si “luftëtar të lirisë dhe hero të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Të nderuar familjarë të z. Sahit Jashari, Të nderuar bashkëkombës, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të luftëtarit të lirisë dhe heroit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari. Jeta dhe vepra e tij do të mbeten përherë pjesë e historisë sonë kombëtare. Me guxim, përkushtim dhe sakrificë, ai i shërbeu atdheut në ditët më të vështira, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për brezat që do të vijnë. Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Jashari, bashkëluftëtarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan. Qoftë i përjetshëm kujtimi për luftëtarin Sahit Jasharin dhe e paharruar vepra e tij në shërbim të lirisë dhe atdheut.Me respekt, bashkëluftëtarët e z. Sahit Jashari”, thuhet në telegram.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.