Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dënimi për spiunazh, Islami: Mesazh për ata që punojnë kundër interesave kombëtare të Republikës

Gazeta10
15 June 2026 - 17:23

Profesori i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar ndaj rastit të dënimit të Hysri Selimit i akuzuar për veprën penale të spiunazhit, duke e konsideruar si një mesazh për të gjithë ata që veprojnë e punojnë kundër interesave kombëtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Islami ka theksuar se gjykimi i këtij rasti është mesazh për të gjithë ata që veprojnë, janë ose mendojnë të punojnë kundër interesave kombëtare të Republikës së Kosovës.

“Falë punës profesionale të institucioneve të sigurisë së Kosovës — posaçërisht Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe Policisë së Kosovës — ky nuk është rasti i parë (dhe as i fundit) që zbardhet dhe dënohet për spiunazh”, ka shkruar mes tjerash Islami. /Gazeta10

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.