
Përderisa po vazhdojnë numërimet e votave të diasporës, po shihet se rritjen më të madhe nga këto vota e ka deri tani Vetëvendosje, e me pak nga diaspora ka vota PDK, LDK e AAK.
E lidhur me rezultatet që po prodhojnë votat e diasporës në Kosovë, në një lidhje direkte në emisionin GAZETA në Kanal 10 ka folur Veton Mujaj nga organizata “Syri i Vizionit”, pjesë e Demokracia për Veprim.
“Votat e diasporës është maft e rëndësishme, dhe se kjo sidomos ka ndikuar të rritja e Vetëvendosjes, që me ketë rezultat VV-ja me komunitetet pakicë jo-serbe edhe mund ta formojë Qeverinë”, tha ai mes tjerash.
Për më shumë shikoni videon e plotë./Gazeta10