
Sonte në POLITIKO të Kanal 10, po debatohet për votat e diasporës dhe rezultatet e tyre që po shfaqen nga KQZ, ku si duket pikërisht kjo votë do të jetë përacaktuese për Vetëvendosjen e cila me këtë rezultat ka mundësi me kriju Qeverinë me pakicat jo-serbe.
Por sesa është i gatshëm Kurti ta shtrijë dorën e pajtimit dhe të bashkëpunimit me partitë tjera që janë në opozitë, sipas analistëve në POLITIKO, pa një marrëveshje nuk mund të kalon një person nga opozita.
I këtij mendimi është edhe komentatori politik, Halil Matoshi ka theksuar se Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes i duhet një marrëveshje mirëbesimi për zgjedhjen e presidentit.
“S’mund të kalon pa kusht asnjë lider i partive politike pa kushte”, tha Matoshi duke shtuar se e vetma zgjidhje mbetet marrëveshja politike e mirëbesimit.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10