Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndalohen tre noterë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Gazeta10
17 June 2026 - 11:34

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ka ndaluar tre zyrtarë (noterë), nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pa vërtetë në bashkëkryerje”,  “Falsifikimi i dokumenteve “ dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas prokurorisë, “në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontroll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, ka realizuar një urdhër kontroll, ku me ç’rast me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit të Krimeve të Rënda, janë ndaluar tre persona të dyshuar  në kohëzgjatje prej 48-orësh, me inicialet: A.S., – noter nga komuna e Vitisë, I.M.,- Prishtinë dhe F.N., – komuna e Dragashit”.

Ndalimi i tre të pandehurve në këtë rast, sipas njoftimit të autoriteteve, është bërë si rezultat i vazhdimit të hetimeve që ndërlidhet me rastin paraprak, ku më herët nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, u ndaluan edhe pesë persona të tjerë, për shkak të dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurve në këtë çështje penale, do të vazhdoj tutje me procedurat dhe veprimet e nevojshme ligjore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.