
Në vendimin e siguruar nga Klan Kosova, thuhet se punëtorët në fjalë janë larguar nga puna përkohësisht duke filluar nga data 19.06.2026.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi, për Kk konfirmoi vendimin teksa tha se kjo çështje po diskutohet me menaxhmentin.
Jonuzi deklaroi se këta punëtorë pritet të kthehen shumë shpejt në vendin e tyre të punës për shkak se, sipas tij, ka pasur një “dallim” mes palëve.