
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka prezantuar avionin e ri presidencial, një Boeing 747 luksoz i dhuruar nga Katari, i cili do të shërbejë përkohësisht si “Air Force One”.
Aeroplani u shfaq gjatë një ceremonie të mbajtur në bazën ajrore Joint Base Andreës në Maryland.
Trump e ka përshkruar avionin si një nga më luksozët në botë, duke shprehur mirënjohje ndaj Katarit për këtë dhuratë, e cila ka tërhequr vëmendje të madhe në opinionin publik amerikan.