Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdekja tragjike e dy motrave në Gjermani, Rahimaj: Mëngjes i trishtë për Kamenicën!

Gazeta10
22 June 2026 - 11:32

Dy vajza nga Topanica e Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident fatal në Gjermani.

Siç mëson Klankosova.tv, motrat që vdiqën janë Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku 18 vjeçe.

Për këtë rast të dhimbshëm, ka shprehur ngushëllime kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj.

“Mëngjes i trishtë për Kamenicën. I prekur nga lajmi për aksidentin e rëndë që ka ndodhur në Gjermani, ku humbën jetën dy vajzat e Familjes Zubaku nga Topanica e Kamenicës. Në këto momente të rënda për familjen, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndiejmë me ju për dhimbjen që po e përjetoni. Ngushëllime edhe për miqtë dhe të gjithë ata që i njohën”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.