Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Fatmir Gjeka: Vuçiq do që t’i radikalizojë serbët në Mal të Zi, por s’po arrin ta imponojë lojën e tij

Gazeta10
23 June 2026 - 17:39

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, në Mal të Zi, Fatmir Gjeka, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dëshiron që të radikalizojë serbët atje.

Gjeka, ka thënë se një nga arsyet për sulmet dhe presionit të Beogradit ndaj Malit të Zi, është që Serbia dëshiron që ta pengojë rrugën evropiane të këtij vendi.

‘’Arsyet janë, sipas mendimit tim, disa. Së pari, përpjekje për të larguar vëmendjen nga problemet e mëdha që ka udhëheqja serbe brenda vetë Serbisë. Së dyti, përpjekje për të penguar Malin e Zi në rrugën e tij evropiane. Dhe së treti, përpjekje për radikalizimin e serbëve në Mal të Zi. Mendoj se në asnjërën prej këtyre pikave Beogradi zyrtar nuk po arrin ta imponojë lojën e tij’’, deklaron Gjeka.

Ministri malazez, është përgjigjur edhe në pyetjen se nëse Mali i Zi mund të mbrohet nga këto sulme dhe presione.

‘’Jam i bindur se mundet. Tani koha është aleati ynë. Nuk jam i sigurt se është kështu kur bëhet fjalë për regjimin në Beograd’’, ka deklaruar Gjeka për Portal ETV.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.